Kronika

Konflikti për pallatin, Gjykata e Tiranës jep arrest shtëpie për dy biznesmenët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 16/01/21 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ndaj 5 personave të arrestuar për konfliktin mes dy ortakëve në kompleksin e pallateve tek rruga “Ndre Mjeda”.






Gjykata vendos arrest shtëpie për Sino Llanaj dhe Albert Allmuçën.


Ndërsa për tre rojet e policisë private që ishin me shërbim te pallati në ndërtim, Shkelzen Byberi, Skënder Margjeka dhe Alfred Lumani, gjykata ka caktuar masën “detyrim paraqitje”.







Ndërkohë, vijon të jetë ende në kërkim personi që qëlloi me armë biznesmenin Llanaj, duke e plagosur me plumb në këmbë.



Kujtojmë se sherri ndodhi mes biznesmenëve Sino Llanaj dhe Albert Allmuça.



Dy biznesmenët Llanaj dhe Allmuça, bashkëpunëtor në pallatin që po ndërtohet kanë konflikt për çështje borxhi.

Kujtojmë se gjatë përplasjes, u plagos një kalimtar i rastit, ndërsa roja i pallatit u sulmua me sende të forta.

Lexo edhe :  Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Sipas hetimeve, Allmuça ka pasur dijeni që në pallatin që po ndërton kanë shkuar një grup personash për t’u konfliktuar.

1


Etiketa: , , , ,

Pas