Aktualitet

Konflikti për pronën në Theth, 1 i plagosur dhe 1 në pranga





               Publikuar në : 13:08 - 15/01/20 |
mapo.al

Një 59-vjeçar nga Laçi është arrestuar nga policia e Shkodrës për plagosje të rëndë me dashje. Në pranga ka rënë P. Th. Po kështu u ndalua dhe shtetasi i shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.


“Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër” sqaron policia.



Por ditën e djeshme shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th dhe për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.


Etiketa: ,

Pas