Aktualitet

Konflikti për pronën, plumba kryeplakut të fshatit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:03 - 05/03/13 |
mapo.al

 


Tiranë Kryeplaku i një fshati në Tiranë dhe një tjetër banor janë plagosur rëndë pas një konflikti pronësie. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta në Kodër-Bërxullë të Tiranës, ndërsa policia ka arrestuar autorin e plagosjes së dyfishtë. Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Tiranës bëri me dije se kryeplaku Agim Loci dhe 36-vjeçari Eduart Vani janë pritur me armë nga pronari i një trualli, me të cilin edhe kanë debatuar. Mësohet se shkak i këtij konflikti është bërë vendosja e disa shtyllave ndarëse në tokën e Riza Hakës, i arrestuar më pas nga policia për plagosjen e dyfishtë. “Në sajë të informacioneve të menjëhershme, të marra nga strukturat e policisë mbi vendndodhjen e autorit u arrit lokalizimi dhe kapja e tij. Riza Haka është gjetur i  fshehur në Bërxullë, ku edhe është arrestuar”, – bëri me dije policia e Tiranës. Një grup hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët. Mësohet se kryeplaku 42-vjeçar ishte përpjekur të shuante një konflikt për ndarjen e pronës, por e kishte pësuar vetë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e krimit. Shtetasi Agim Loci është shtruar menjëherë në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën, po ashtu dhe shtetasi Eduart Vani ndodhet në spital jashtë rrezikut. Ndaj autorit të ngjarjes ka filluar procedimi penal nga Prokuroria e Tiranës.



 




CLOSE
CLOSE
Pas