A është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit? Konfuzion!
Prej disa orësh po qarkullon në media lajmi se Veliu është shkarkuar, por drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga ka deklaruar për ABC se Ardi Veliu nuk është shkarkuar nga detyra.
Më herët ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kur u pyet në Komisionin e Sigurisë për këtë çështje tha se “do ta merrni vesh kur t’i mbarojë kandili.”
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama rreth tre muaj më parë pas ngjarjeve të shumta kriminale në vend, vuri një afat prej 100 ditësh për strukturat e policisë duke thënë se brenda këtij afati ata duhet të vendosnin rendin dhe angazhimin maksimal.
Rama u shpreh se Policia e Shtetit është në udhëkryq dhe në stanjacion. Ai shtoi se duhet shumë punë dhe një marsh i ri për ta modernizuar.
Ky qendrim e përjashtonte automatikisht Ardi Veliun. Mesazhi ishte për të, jo për Ministrin Çuçi. Me gjasë do ketë pasur komunikime të vështira derisa Rama bëri këtë kritikë të fortë në publik.