Aktualitet

Kongresi nis procedurat e shkarkimit – Trump bën thirrje që të mos ketë dhunë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:37 - 13/01/21 |
mapo.al

Zyra për media e Shtëpisë së Bardhë ka lëshuar një komunikatë nga presidenti amerikan Donald Trump, teksa Dhoma e Përfaqësuesve ka nisur procedurat për shkarkimin e tij për shkak të rolit në sulmin ndaj Kongresit javën e kaluar nga një turmë e mbështetësve të tij.





Në sulmin e 6 janarit, kanë mbetur të vdekur pesë persona, përfshirë në zyrtar policor.


“Lidhur me raportimet për më shumë demonstrata, ju bëj thirrje që të mos ketë dhunë, të mos ketë shkelje të ligjit, dhe të mos ketë vandalizëm të çfarëdo lloji”, është cituar të ketë thënë Trump.




“Kjo nuk është ajo në të cilën besoj unë dhe as Amerika. U bëj thirrje të gjitha amerikanëve të ndihmojnë në uljen e tensioneve dhe të qetësojnë gjakrat. Faleminderit”, ka thënë mes tjerash ai.


Seanca e 13 janarit në Dhomën e Përfaqësuesve është iniciuar nga demokratët, që kanë shumicën në këtë trup, pasi nënpresidenti amerikan, Mike Pence ka injoruar apelin e tyre një ditë më parë për të aktivizuar Amedamentin e 25-të, ashtu që Trump të shpallet “i paaftë për të ushtruar fuqitë dhe detyrat e tij në zyrë”.


Artikulli për shkarkim të Trumpit – që akuzon këtë të fundit për nxitje të kryengritjes – duket se ka mbështetjen e disa republikanëve, vetëm disa javë para se presidenti amerikan të largohet nga detyra.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi ka thënë se procedura e shkarkimit të Trumpit nuk është e motivuar në bazë partiake.

“Presidenti duhet të dënohet nga Senati, i cili do të sigurojë se republika do të jetë e sigurt nga ky njeri, i cili është kaq i vendosur për të shkatërruar gjërat që i duam dhe na mbajnë bashkë”, ka thënë ajo.

Pelosi ka thënë se i thyhet zemra që është pjesë e një tjetër procedure shkarkimi.

“Ma thyen zemrën. Kjo gjë duhet të na thyejë zemrat të gjithëve”.

“Unë qëndroj përpara jush si zyrtare e kushtetutës, si grua, si nënë, si gjyshe, si vajzë – vajzë, babai i së cilës ka shërbyer me krenari në këtë Kongres”.

Drejtuesi i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, i cili ka thënë se ai është kundër procesit të shkarkimit, është raportuar se do të lejojë anëtarët republikanë të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre, ndërsa partia përpiqet të gjejë drejtimin e saj./REL/

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas