Në lojë janë 15 hektarë tokë e mbushur me pemë dhe lule. Që kur doli VKM-ja që ia kalonte pronësinë e Kopshtit Botanik, Bashkisë së Tiranës lufta mes pronarëve të ligjshëm (Universiteti) dhe pretendentëve të ri (Bashkia) është ashpërsuar. Kryetari Veliaj sulmon pareshtur Rektorin e UT-së Mynyr Koni, i cili ka paditur në gjykatë Qeverinë për VKM-në e transferimit të pronësisë.
Dje rektori i UT-së iu kthye ashpër Veliajt, duke i thënë se “të ka djegur” shumë padia në gjykatë.
Statusi i plotë i Mynyr Konit në facebook, ku i drejtohet me emër kryetarit të Bashkisë:
Zoti Veliaj,
E kam të vështirë të fsheh keqardhjen time mbi sulmet e tua bajate e banale ndaj personit tim si Rektor i Universitetit të Tiranës.
Aq shumë ju ka “djegur” padia e ngritur nga Universiteti i Tiranës për Kopshtin Botanik, sa vend e pa vend flisni për këtë gjë dhe harroni që nuk jeni përfaqësuesi i pushtetit qëndror, të cilin UT e ka paditur.
Aq shumë jua ka “prishur punët dhe planet” kjo gjë, sa humbisni edhe toruan, dhe tregoheni i paedukuar… apo kështu jeni në të vërtetë?
Dhe unë kam një pyetje për ju: Aty ku jeni diplomuar, Rektori merrej me karrige dhe tavolina, apo me shgarravina muresh?????? ..apo nuk e keni idenë fare me cfarë merret Rektori i një universiteti?
Sa për ballkonin që keni parë, mund të pyesni më mirë atë që e urdhëruat për ta pastruar brënda orës përpara ceremonisë së inagurimit të stadiumit.
Zoti Veliaj, një këshillë ju jap: ruajeni qetësinë… vështirë që publiku të gënjehet akoma me fjalitë tuaja pa kuptim…..
Thjesht edhe sot ju mëshiroj…