Wednesday, February 1, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Konkluzionet e Prokurorisë: Klodian Rasha u vra me dashje

by mapo.al
29/01/2021
in Kronika, Kryesore
0
Klodian Rasha, Nevaldo Haderaj,

Klodian Rasha, Nevaldo Haderaj,

Prokuroria ka dalë në përfundimin se efektivi i forcave shqiponja me datë 8 dhjetor ka qëlluar me dashje Klodian Rashën.

Pas përfundimit të hetimeve, prokuroria sqaroi edhe dinamikën e ngjarjes së 8 dhjetorit në Laprakë, Tiranë.



Bëhet me dije, se fillimisht polici ka arritur të ndalojë dhe ta kapë për krahu të riun, por në një moment të caktuar ky i fundit është larguar, ndërsa polici ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Mësohet se Rasha nuk ka qenë i armatosur në ditën e ngjarjes dhe për më tepër një fakt të tillë e ka ditur edhe efektivi Nevaldo Hajdaraj, i cili qëlloi mbi të natën e 8 dhjetorit.

Prokuroria është e bindur në lidhje me këtë fakt, veçanërisht pas zbardhjes me detaje të pamjeve të kamerës së një garazhi aty pranë, nga ku është fiksuar e gjithë ngjarja.

Pamjet e të cilës tregojnë qartë se efektivi e ka kapur pikësëpari nga krahu 25-vjeçarin Rasha, një distancë e cila të lejonte lehtësisht për të parë nëse ai ishte i armatosur apo jo, por pavarësisht këtij fakti, në momentin kur i riu i ka rrëshkitur nga duart efektivit, ky i fundit e ka qëlluar atë.

Janë këto pamje, por edhe ekspertiza në vendin e ngjarjes që ka bindur akuzën se jemi përpara një vrasje me dashje, por pa ndonjë motiv të përcaktuar.

***

Në lidhje me armën e gjetur në vendin e ngjarjes, ekspertiza ka rezultuar se ajo nuk është përdorur në ndonjë ngjarje tjetër.

Gjithashtu, prokurorisë i ka ardhur edhe përgjigja nga eksperti gjerman, i cili u thirr nga pala shqiptare për të ndihmuar në lidhje me mbetjet e gjetura tek pistoleta.

Sipas tij, është e panevojshme dërgimi i mbetjeve në ndonjë laborator tjetër, pasi rezultati do të jetë i njëjtë me ekspertët shqiptar.

Nisur dhe nga kjo përgjigje organi i akuzës do të veçojë hetimin e saj nga dosja e cila tashmë ka përfunduar edhe me verifikimet e fundit nisur nga pretendimet se viktima dhe autori mund te kenë njohje të mëparshme mes tyre.

Përfundimisht prokuroria është e bindur që mes tyre nuk ka pasur njohje të mëparshme dhe gjithçka që ka ndodhur ka qenë ngjarje e momentit.

Efektivit do t’i komunikohet akuza e vrasjes me dashje dhe më pas dosja do t’i dërgohet gjykatës.

***

Kujtojmë se ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqjen dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit, ndërsa dhjetra të rinj kishin mbushur rrugët e kryeqytetit në shenjë revolte dhe indinjate për vrasjen e të riut.

Në një postim në Facebook, ku njoftoi për dorëheqjen e parevokueshme, Lleshaj tha se “vendi ka nevojë për një model të ndryshëm sjelljeje politike”.

Në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, protestuesit u përplasën gati për 6 ditë me radhë me policinë, teksa kërkuan drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të tyre.

Policia deklaroi se Klodian Rasha theu orën policore kundër pandemisë, si dhe ka qenë i armatosur dhe ka bërë disa lëvizje të dyshimta. Miq dhe familjarë të Rashës kanë thënë se ai nuk ka qenë i armatosur, ndërsa theksuan se i riu i kishte fobi ato. Sipas familjarëve, në dorë, Klodian Rasha ka pasur dy hurma nga oborri dhe asnjë send të paligjshëm.

Tags: Klodian RashaNevaldo HajdarajVrasja e Klodian Rashes

JU SUGJEROJME

PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Next Post
Caka në KRIIK: Lidhja pushtet-parti-krim prodhon autokraci në Shqipëri

Caka në KRIIK: Lidhja pushtet-parti-krim prodhon autokraci në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ
  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In