Autoriteti i Konkurrencës gjykon se ai ka një rol të rëndësishëm në procesin e ankandeve të koncesioneve për të garantuar konkurrencën në këtë treg. Udhëzimi i publikuar këto ditë citon se “në zbatim të ligjit, Autoriteti i Konkurrencës duhet të përfshihet në procesin e dhënies së koncesioneve. “Në mënyrë që të sigurohet përfshirja e Autoritetit të Konkurrencës, duhet të sigurohen instrumentet për t’u lajmëruar në lidhje me mundësinë e një marrëveshjeje të fshehtë, në fazën e dhënies së koncesionit”, thuhet në vendimin e AK.