fbpx

Aktualitet

Konstituimi i këshillit bashkiak në Shkodër, Gjoni: Provokim i rëndë





               Publikuar në : 16:40 - 18/08/19 |
mapo.al

Përmes një deklarate për shtyp, Zef Gjoni, trajner i Kombëtares Shqiptare të Boksit dhe Vllaznisë, ka bërë thirrje për PS Shkodër, që të tërhiqen nga konstituimi i këshillit bashkiak në këtë qytet.


Ai e cilëson idenë e konstituimit nga PS, si një ide absurde, ndërsa shkruan se zgjedhje e rektoratit si vend për këtë akt, është një provokim i rëndë ndaj shkodranëve.



“Në fillim vitet ’90 të gjithë ne bashkë të majtë e të djathtë dolëm për të rrëzuar regjimin diktatorial. 30 vite më parë thuajse në atë vend, shumë afër kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme. Nuk është i larget rënia e 4 martirëve të demokracisë me 2 prill si dhe qindra të plagosur disa herë më radhë”, thotë Zef Gjoni.


“Nesër socialistët kërkojnë të bëjnë konstituimin ndërkohë që PD do të zhvillojë një protestë sepse ne nuk jemi dakord që të bëhet konstituimi. Unë i bëj thirrje PS Shkodër dhe gjithë socialistëve të ndershëm të Shkodrës që të tërhiqen nga kjo ide absurde. PS ka zgjedhur vendin më të papërshtatshëm të mundshëm për të bërë konstituimin siç është rektorati. Ky është një provokim i rëndë për mijëra qytetar shkodran, për mijëra demokrat e socialist të ndershëm. Në fillim vitet ’90 të gjithë ne bashkë të majtë e të djathtë dolëm për të rrëzuar regjimin diktatorial. 30 vite më parë thuajse në atë vend, shumë afër kanë ndodhur ngjarje të tmerrshme”, shprehet ai.

“Nuk është i larget rënia e 4 martirëve të demokracisë me 2 prill si dhe qindra të plagosur disa herë më radhë. Në atë vend simbol të rezistencës ndaj të keqes, sot 30 vite më pas një tjetër regjim i ngjashëm kërkon të na provokojë. Ne nuk duam asnjë 2 prill të dytë, as përplasje dhe as të plagosur larg qoftë apo as konfrontime mes shkodranëve sepse jemi qytetar të këtij qyteti që i dha shembull jo vetëm Shqipërisë por bëri bujë edhe në Europë”, thekson Gjoni.

“Në mbrojtje të vlerave të demokracisë, në nder të gjakut të martirëve, qindra të plagosurve dhe mijëra qytetarëve shkodran që kontribuan për vite me radhë për liri dhe demokraci i bëj një thirrje të sinqertë socialistëve që të tërhiqen nga kjo ide provokuese e konstituimit të këshillit bashkiak tek rektorati. Nuk është e drejtë sepse shkel mbi parimet dhe gjithë atë kontribut që ne të gjithë e dhamë për një Shkodër ndryshe. I bëj thirrje se nuk është koha as për provokime dhe as për tensione. Duhet të jetojmë si një familje e madhe në të mirë të qytetit siç kemi bërë gjithnjë.

30 qershori nuk ishin zgjedhje por vendosja e një regjimi të ri ashtu si para 30 viteve kur shkodranët dhe shqiptarët e rrëzuan. Shkodranët sërish nuk do ta lejojnë vendosjen e këtij regjini absurd monopartiak që dëmton demokracinë dhe minos vlerat e vërteta. Shkodranët do të dinë kësaj here dhe kurdo që ta mbrojnë qytetin dhe ta luftojnë të keqen.

Shpresoj që të reflektojnë sepse kanë kohën e mjaftueshme për të mos na dhuruar një shfaqje të shëmtuar politike në Shkodrën e demokracisë, simbol i qëndresës dhe lirisë. Shpresoj që ky apel i imi i sinqertë të vlerësohet dhe kuptohet siç duhet nga të gjithë socialistët e ndershëm sepse Shkodra nuk e meriton. Me shumë respekt Zef Gjoni”, përfundon Gjoni.


Etiketa: , , ,

Pas