Shëndeti

Konsulta “online” për insulinën, fishat falas deri në 25 vjeç





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 17/05/19 |
mapo.al

Në total nevojiten rreth 870 mijë fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimit të qeverisë do t’i përfitojnë falas.


Qeveria shqiptare ka marrë një tjetër vendim për zgjerimin e përfituesve të fishave të diabetit falas. Pas fëmijëve të moshës 0-18 vjeç, që përfituan fishat e diabetit falas për herë të parë gjatë vitit 2018, qeveria ka vendosur të zgjerojë moshën e përfituesve, duke përfshirë edhe të rinjtë deri në 25 vjeç. Nga ky vendim i fundit i qeverisë, çdo familjeje që ka fëmijë apo të rinj që vuajnë nga diabeti, i kursehen 1.6 milionë lekë në vit, pasi efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga buxheti i miratuar i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në total nevojiten rreth 870 mijë fisha diabetike në një vit për pacientët, që pas vendimin të qeverisë do t’i përfitojnë falas. Në vendimin e qeverise përcaktohet gjithashtu se shpërndarja e fishave do të bëhet vetëm në farmacitë e spitaleve.


Rimbursimi


Pacientët që marrin me rimbursim mbi 8 pena insulinë në muaj nuk kanë më nevojë të vijnë në Tiranë për të përfituar rimbursimin falas, sepse nëpërmjet Telemjekësisë, konsultat kryhen në spitalet rajonale. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër konsultat online të zhvilluara në qendrën e Telemjekësisë në QSUT. “Nëse më parë pacientit i duhej të vinte nga Korça apo Shkodra në Tiranë për të kryer konsultën e specializuar për vijimin apo ndryshimin e trajtimit me insulinë nga 8 deri në 12 pena në QSUT, duke shpenzuar para dhe kohë, falë këtij lehtësimi procedural, pacienti e merr trajtimin në kohë në spitalin rajonal, afër vendbanimit nëpërmjet konsultës online nga mjeku specialist në QSUT pa qenë nevoja për t’u paraqitur fizikisht” – tha Manastirliu. Manastirliu theksoi se konsultat online mbi trajtimin terapeutik dhe sasinë e penave të insulinës nga 8 deri në 12 pena në muaj, që kryhen nga mjeku endokrinolog në QSUT dhe mjeku endokrinolog në spitalet rajonale, nëpërmjet telemedicinës, në prezencën e pacientit, i shërbejnë edhe edukimit në vazhdim dhe trajnimit të mjekëve në spitalet rajonale. Mbi 340 pacientë e kanë marrë shërbimin afër vendbanimit, pa patur nevojë të regjistrojnë datën për konsultë dhe më pas të merrnin firmën dhe vulën në QSUT për të përfituar penat e insulinës falas, kur bëhej fjalë për mbi 8 pena insuline. Janë mbi 32 mijë pacientë që trajtohen me insulinë në rang vendi, e cila rimbursohet 100% nga shteti.



Etiketa: , , , ,

Pas