I burgosuri në burgun e Drenovës është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Në rrethana të panjohura ende, ai kishte konsumuar një sasi ilaçesh.
Pas kurimit në spital, dyshohet se ai ka vjedhur nga dhoma e mjekimit një bisturi, gjë që është zbuluar gjatë kontrollit nga ana e policisë së burgjeve.
Ky person mund të jetë i paraburgosur në IEVP Drenovë, ose i burgosur i sigurisë së zakonshme, fakt i cili pritet të zbardhet nga hetimet e mëtejshme.