Aktualitet

Konte i sjell Interit një tjetër juventin, i jep lamtumirën Politanos








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:53 - 15/01/20 |
mapo.al

Vazhdojnë ndryshimet te skuadra e Interit që po largon pak nga pak ata që ishin garda e vjetër, duke afruar emra të cilët trajneri Antonio Konte mendon se mund të bëjnë një punë më të mirë për zikaltërit. Mungon vetëm zyrtarizimi por në radhët e zikaltërve tashmë do afrohet Leonardo Spinacola, ndërsa Mateo Politano do të shkojë te Roma.


Spinacola u ble nga Roma për 29,5 milionë euro në verë nga Juventusi, por nuk arriti të shpërthente te verdhekuqtë duke luajtur atje vetëm 4 ndeshje. Lojtari i rritur si pjesë e bardhezinjve në akademinë e tyre dhe më pas i huazuar në skuadra të ndryshme derisa u shit përfundimisht, pritet të jetë një përforcim për krahun e majtë të Interit, si në mbrojtje, ashtu edhe në mesfushë, ndërsa do të përfitojë 2,7 milionë euro.


Ndërkohë, Politano nuk ka më hapësira në sulmin e Interit dhe me dëmtimin e Zaniolos, Roma e mendoi si opsionin më të mirë për të përforcuar radhët e saj. Verdhekuqtë kanë gjetur akordin dhe futbollisti atje do të ketë një rrogë prej rreth 2 milionë eurosh në sezon. Për sulmuesin është një kthim në shtëpi, pasi ai ka dalë nga të rinjtë e Romës para se të fillonte karrierën si profesionist. /vipsport.al/





Etiketa: ,

Pas