Aktualitet

Konteinerit me kokainë iu vendos çip, çfarë deklaroi babai i Arbër Çekajt














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:10 - 01/04/21 |
mapo.al

Selim Çekaj ka rënë në pranga pasi policia kapi 49 kilogranë kokainë në portin e Durrësit. Lënda narkotike u gjet në një konteiner me banane që vinte nga Ekuadori, për llogari të firmës së Çekajt në Maminas, “Ecoalmax”. Ai shprehet se duhet ta gjejë policia se kush e futi kokainën në konteinerët me banane





Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i cili ndodhet në qeli për 613 kg kokainë të kapur në portin e Durrësit, po në konteinerë me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të firmës së tij “Arbri Gardën”.


Siç mësohet, për këtë rast hetimi kishte një muaj që kishte nisur. Raportohet se sa herë ka pasur transporte me konteinerë përmes portit të Durrësit, kontrolloheshin të gjithë.




Konteineri po mbahej në vëzhgim që nga nisja, deri në portin e Durrësit, dhe i ishte vendosur çip. Gjatë operacionit ka pasur bashkëpunim edhe me agjencitë e huaja.

Lexo edhe :  Basha me 500 socialistë në Durrës: Do të jem kryeministër i të gjithëve

Kokaina ishte e ndarë në 31 pako në vendosura në kolonat e jashtme të konteinerit të bananeve. Sakaq, Selim Çekaj nuk ka pranuar që të ishte autori i saj duke thënë se ai është tregtar frutash dhe duhet ta gjejë policia se kush e ka futur drogën.


Arrestimi i Selim Çekajt u bë në kuadër të operacionit policor të koduar ‘MERSIN’. Ndërsa burime zyrtare nga policia, shprehen se nuk japin detaje të tjera mbi operacionin për arsye hetimore.

LEXO EDHE: 

Sekuestrohen 49 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, arrestohet Selim Çekaj

1


Etiketa: ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas