Dy kontenierë me banane, brenda të cilave kishte kokainë ishin nisur nga Ekuadori, kaluan tranzit në portin e Pireut dhe mbërritën në destinacionin final, portin e Durrësit. Kokaina u zbulua nga policia greke, e cila njoftoi palën shqiptare që të mbante në vëzhgim ngarkesën, në mënyrë që të arrestoheshin trafikantët. CNN grek raportoi se brenda arkave me banana kishte 48 kg kokainë. Policia greke, hoqi pjesën më të madhe të drogës dhe la vetëm 1 kg në kontenierë. Pakot e tjera i zëvendësoi me oriz. Brenda pakove futi edhe GPS.
Dy kontenierët mbërritën në Durrës më 17 shtator dhe u mbajtën nën vëzhgim. Nga aksioni u arrestuan Ardian Bega, oficer i sigurisë në Portin e Durrësit dhe bashkëpunëtori, Altin Mysliaka. Po kështu është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet G.M.
Dyshohet se operacioni është dekonspiruar në Shqipëri. Trafikantët kanë kuptuar se policia po i përgjonte dhe janë larguar. Pra deri më tani për këtë ngarkesë të madhe droge që vinte nga Ekuadori janë vetëm dy persona në pranga.
Policia e Shtetit ka deklaruar se për këtë operacion, do të ketë në orën 11.30 një konference për mediat, bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Lexo edhe: