Kryesore

Kontestimi që mund të forcojë pa dashje Bashën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:28 - 11/06/21 |
Mapo.al

Qendrimi surprizë i liderit historik të PD, Sali Berisha, mbrëmë në një intervistë në Syri-tv, ku ai nuk e përjashtoi mundësinë e rikthimit në krye të forcës politike ku ishte një prej themeluesve 3 dekada më parë, e të cilën e ka drejtuar për 23 vite, ka kapur në befasi demokratët.






Pjesa më e madhe nuk dinë si të përkthejnë dhe të komentojnë.


Po disa gjëra mund të thuhen.





Me deklaratën e mbrëmshme, Sali Berisha në një farë mënyrë do të ndikojë në forcimin e Lulzim Bashës në lidershipin e PD. Kjo sepse, automatikisht, të gjithë kandidatët zbehen, dhe bëhen të mezidukshëm.



Kjo sepse në fushë zbriti pesha më e rëndë. Aty mbetet pastaj si rival vetëm Lulzim Basha.



Dhe siç janë gjasat, kreu aktual, do të arrijë të rikonfirmohet pasnesër, në votimet e 13 qershorit.

Rikonfimim që do i japë Bashës një fitore, pa pëlqimin e Berishës. Dhe rrjedhimisht do ta forcojë e konsolidojë më shumë autoritetin e tij brenda demokratëve.

Lexo edhe :  Pse gara në PD duhej mbyllur sa më shpejt

Edhe pse, e gjitha kjo nuk është pa rrisk.

Kontestimi që shpalli hapur mbrëmë Berisha, duke shprehur se nuk është dakort me asnjërin kandidatët dhe domosdoshmërisht edhe me Bashën, mund të sjellë shtim të të pakënaqurve ndaj tij në këtë garë.

Pyetja është se; ku do të shkojnë më pas ata, cilin pëlqim do të shprehin?

Kjo duke qënë se Berisha nuk është kandidat, dhe teorikisht, zgjedhjet e tjera në PD do të jenë pas 4 vitesh.

Zhvillime jo shumë të qarta. Ama duhet pranuar se pavarësisht tronditjes dhe ndoshta kaosit tek mbështetësit, të gjitha këto e bëjnë PD një parti interesante, ku ka konkurencë, votë, ku ka flukse e karaktere. Krej të ndryshme nga partia në pushtet, ku gara më e madhe është se cili ose cila thurin ditirambet më mbresëlënëse për udhëheqësin Edi Rama.

LEXO EDHE:

Deklarata surprizë e Berishës, ç’ndodh në kampin blu dy ditë para zgjedhjeve

5


Etiketa: , , ,

Pas