Aktualitet

Kontrabandë drejt Italisë – Sekuestrohen 500 paketa cigaresh brenda një kamioni në Vlorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:09 - 31/10/20 |
mapo.al

500 paketa cigaresh kontrabandë, janë sekuestruar nga Policia e Vlorës.


I identifikuari me inicialet G.H. (38 vjeç), banues në Vlorë, po drejtonte një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë, kur u ndalua nga Policia Kufitare në Portin e Vlorës.


Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.



38-vjeçari është proceduar penalisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.


Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Sekuestrohen 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.

Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.

Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të dryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.


Etiketa: , ,

Pas