Hector Herrera e ka zgjidhur dilemën e të ardhmes së tij, duke vendosur të kalojë tek Atletico Madrid.
Mesfushori meksikan u bashkua me Porton në vitin 2013, teksa klubi portugez pagoi 11 milionë euro për kartonin e tij, por tani largohet si lojtar i lirë, duke qenë se i skadon kontrata në fund të qershorit.
Për të pati interes të fortë nga Inter, që tentoi ta bindë për të kaluar në Milano, mirëpo për 29-vjeçarin pati konkurrencë nga shumë klube, duke përfshirë Milanin, Roman dhe Arsenalin. Madje Julen Lopetegui e kërkoi në merkaton e verës kur mori drejtimin e Real Madridit.
“Mundo Deportivo” ka raportuar se Herrera ndodhet në Madrid, aty ku po kalon disa ditë pushimi dhe ka kompletuar marrëveshjen me “Los Cholchoneros” dhe do të firmosë kontratë 5-vjeçare.
Tek Ateltico, meksikani do të gjejë shokun e skuadrës, Felipe Monteiro, i cili u ble për 20 milionë euro nga Porto pak ditë më parë.