Aktualitet

“Kontribute të jashtëzakonshme” – Kadare merr titullin “Nderi i Bashkisë Fier”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:05 - 27/05/21 |
mapo.al

Shkrimtari Ismail Kadare është vlerësuar sot me titullin “Nderi i Bashkisë Fier”, me motivacionin: “Për kontributin e jashtëzakonshëm që i ka dhënë ndër vite letërsisë shqipe dhe për promovimin e saj në nivelet më të larta të kulturës botërore. Me angazhimin dhe talentin e tij, i ka dhënë vlerë mendimit të spikatur dhe cilësor, duke lartësuar në arenën ndërkombëtare identitetit shqiptar”.






Ishte kreu i Bashkisë së Fier, Armando Subashi që ia dorëzoi këtë titull shkrimtarit me famë botërore.


Vetë shkrimtari Ismail Kadare në fjalën përshëndetëse teksa ka marrë vlerësimin nga kryetari Subashi është shprehur i kënaqur dhe shumë i vlerësuar nga ky gjest i Bashkisë Fier dhe mikpritja fierake.







“Zoti kryetar i Bashkisë, të dashur qytetarë të Fierit, do t’ju them dy fjalë shumë të përdorura dhe që tingëllojnë ndoshta banale. Jam i lumtur që jam midis jush. Besojeni se për shkrimtarin, dashuria dhe mirëkuptimi i lexuesve është gjithmonë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë. Ndaj ju falënderoj nga zemra për këtë pritje, kaq të bukur, kaq të ngrohtë dhe kaq njerëzore dhe kaq shqiptare. Ju lumtë! Ju lumtë të gjithëve!”, tha Kadare.



Ceremonia e vlerësimit u organizua në formën e një konference ku referuan emra të shquar të letrave dhe kritikës shqipe si: akademiku Ali Aliu, Prof.Dr. Sadik Bejko, Prof.Dr. Klara Kodra, botuesi Bujar Hudhri etj. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe Alda Bardhyli, Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.



Referatet rreth krijimtarisë dhe karrierës së suksesshme të Kadaresë u përcollën me interpretimin brilant të aktorit të shquar Timo Flloko dhe aktorët e teatrit Bylis. Kujtojmë që ky vit (2021) është shpallur “Viti Kadare”.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas