Kronika

Kontrolle nga ajri dhe toka për kanabis, çfarë filmuan dronët e policisë në Kukës 





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 06/06/20 |
mapo.al

KUKËS – Policia e Shtetit vijon kontrollin masiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar mbi 60 punonjës policie dhe dy dronë, për monitorimin e zonave të thella e pyjore.


Dy dronë po kontrollojne zonat e thella malore dhe deri tani nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.


Kontrollet kanë vijuar dhe nga toka ku 60 punonjës të policisë po vijojnë kontrollin në Kukës, Has, e Tropojë.


Gjatë kontrollit nga punonjësit e policisë në zonën e fshatit Papaj, Tropojë, në një zonë të pyllëzuar u evidentuan fidanë të dyshuar kanabis sativa, në tentativë për ti kultivuar.

Në lidhje me këtë rast u ushtrua kontroll në banesën e shtetasve E.D., dhe S.D., si autor të dyshuar, ku gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjetën fidanë në gota plastike në tentativë për t’i kultivuar.

Keta dy shtetas u shpallën në kërkim policior dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, kryetari i fshatit Papaj, shtetasi B.H., dhe Inspektori i Pyjeve F.M., për veprat penale “Moskallzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë duke kontrolluar çdo cep të territorit dhe në zonat më të largëta falë përdorimit të flotës së dronëve apo helikopterëve.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas