REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE
Kontrolli i Lartë i Shtetit bazuar në legjislacionin për Nëpunësin Civil hap procedurën e pranimit për vende të lira pune:
- Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në Departament Auditimi.
Kërkesat për kandidatët e këtij vendi pune janë:
-Të kenë kryer arsimin e lartë në Inxhinieri Ndërtimi.; Të kenë eksperiencë pune në fushën e diplomimit dhe/ose Administratë Publike mbi 10 vjet. Të zotërojnë gjuhën angleze; Të zotërojnë programet bazë të kompjuterit; teknikat CAAT në Auditim, programin IDEA;Të kenë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese për të punuar në grup.
Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e pagave të shërbimit civil.
- Përshkrimi i punës
- Paraqitja e dokumenteve
- Konkurrimi
Si dhe informacioni më i plotë mbi kriteret e kërkuara ndodhen në faqen web të KLSH-së, rubrika Vende Pune http://www.klsh.org.al/web/Vende_pune
Kontrolli i Lartë i Shtetit