REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
KRYETARI
Thirrje për abstrakte për
Konferencën e VII-të Vjetore Shkencore të KLSH-së me temë :
“Objektivat e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 dhe Shqipëria”
Konferenca do të fokusohet në sfidat dhe veprimtarinë e institucioneve shqiptare në arritjen e shtatëmbëdhjetë objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030.
Në Konferencë do të përfshihen kontribuesit e gjashtë konferencave të tjera shkencore të organizuara nga KLSH, SAI-t e rajonit, SAI-t që KLSH ka marrëveshje bashkëpunimi, SIGMA, përfaqësues të botës akademike e shoqërisë civile, etj.
Shprehja konkrete e interesit, të çdo specialisti të fushës së auditimit, ekonomisë, jurisprudencës (institucione akademike, universitare apo shoqatave profesionale të fushës) dhe më gjerë lidhur me tematikat e trajtuara në shtatëmbëdhjetë objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm 2030, do të ishte një kontribut i vlerësuar dhe i mirëpritur për konferencën.
Në Komitetin Shkencor të Konferencës do të marrin pjesë :
- Kryetari i KLSH-së
- Dr.Skënder Osmani
- Dr.Jorgji Bollano
- Florion Mima
- Jacek Jezierski
- Dr. Sherif Bundo
- As.Dr.Sazan Guri
- Dr.Tonin Kola
- Dr. Lindita Milo
- Dr.Hysen Çela
- Dr.Aurela Anastasi
- Wojciech Kutyla
- Joop Vrolijk
- Alastair Swarbrick
Komiteti organizator i Konferencës është si më poshtë :
- Kryetari i KLSH-së
- Ass.Dr. Manjola Naço
- Rinald Muça
- Luljeta Nano
- Irena Islami
- Qeram Cibaku
Informacione shtesë
Konferenca do të zhvillohet në Tiranë në datën 12 maj 2020.
Pjesëmarrja në Konferencë është pa pagesë.
Materialet që do të plotësojnë standardet e kërkuara do të publikohen nga KLSH në një botim të veçantë.
Afati për dorëzimin e abstrakteve është data 20 prill 2020.
Komunikimi i mëtejshëm lidhur me Konferencën për të gjithë të interesuarit mund të realizohet në këto adresa: [email protected] dhe [email protected]
Bujar LESKAJ
KRYETAR