Aktualitet

Kontrollorët e Rinasit apelojnë vendimin e Gjykatës, kërkojnë lirimin nga burgu














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:13 - 15/04/21 |
mapo.al

Tre kontrollorët e arrestuar një javë më parë të cilët akuzohen si organizatorë të grevës që solli bllokimin e fluturimeve në Aeroportin e Rinasit kanë apeluar vendimin në Gjykatën e Shkallës së Parë.





Përmes avokatit të tyre mbrojtës ata kanë depozituar kërkesë për një masë më të butë sigurie.


Fundjavën e shkuar gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për dy prej tyre Armando Fezgën dhe Muhin Mezinin ndërsa Flora Ndreca u la në arrest shtëpie. Ndaj tyre është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës e kryer në bashkëpunim.





Si provë kryesore ndaj tyre prokuroria ka përgjimet telefonike. Sipas dosjes hetimore janë zbardhur të gjitha komunikimet që kontrollorët kanë kryer me njëri tjetrin në Whatsapp.



Grupi i hetimit në bazë të bisedave ka arritur të provojë se Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini kanë ndikuar tek kontrollorët që të plotësojnë formularin për paaftësi të përkohshme në punë.

Lexo edhe :  Ndalimi i paligjshëm - Apeli liron tre kontrollorët e Rinasit

Në disa raste prokuroria thotë që të dyshuarit e kanë plotësuar formularin e paaftësisë edhe për kolegët e tyre ndërsa me ata që kanë kundërshtuar kanë insistuar deri në hedhjen e firmës.

2


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas