Pas më shumë se 24 orë bllokim, kanë nisur fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Sipas përkthyeses së delegacionit turk, kontrollorët turq kanë mbërritur që mbrëmë në Rinas. Raportohet se ata kanë ardhur në Tiranë nga aeroporti i Podgoricës.
Më herët, ministrja Belinda Balluku bëri me dije se situata e fluturimeve tashmë është e zhbllokuar dhe sot kanë rinisur fluturimet humanitare dhe ato ushtarake.
“Nisin fluturimet esenciale: shëndetësore, diplomatike, ushtarake, qeveritare, humanitare. Në orën 3 pasdite vijnë vaksinat e vonuara, me një përpjekje të madhe.
E pamundur tani që të kemi fluturime komerciale, po punojmë për të zgjidhur këtë problem të madh. Nga nesër vijon udhëtimi normal. Kjo situatë e rëndë dhe e jashtëzakonshme na ka bërë të kuptojmë se ka qenë një palë e organizuar për të pasur një bllokim deri në zgjedhje, por janë marrë të dhënat për të bërë një verifikim edhe me të thellë të situatës.
Rëndësi ka që trafiku ka filluar punën dhe po zgjidhim hap pas hapi për të vënë në funksion njësitë e të kthehet çdo gjë në vijë”, deklaroi ministrja.