fbpx

Aktualitet

Kopshti Botanik/ Veliaj shpërthen ndaj Konit: Avdall, i korruptuar






               Publikuar në : 12:30 - 09/10/19 |
mapo.al

Kopshti Bonatik, me anë të një VKM-je i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës. Universiteti i Tiranës dhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, kanë kundërshtuar publikisht vendimin e qeverisë si dhe e kanë çuar çështjen në gjykatë. Por, padia në gjykatë e Rektorit të UT-së, Mynyr Koni duket se e ka trazuar  Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.


Ai sot shpërtheu me një lum akuzash ndaj rektorit Koni, duke e fyer me fjalët: njeri të korruptuar, matrapaz, budalla.



Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj u shpreh:  

“Këta janë një tufë me avdallë (budallenj) që nuk e bëjnë dot këtë punë se ndryshe nuk na kishin lënë Liqenin, ku sot dalin për vrap e harrojnë që nuk ka qenë kështu. Si s’doli njeri të kapi lopatën, kanë alergji nga lopata… këta botanistët, këta dashnorët e shkencës. Ju keni vite jete, sa kanë ata vite në pushtet, s’kanë prek një lopatë me dorë edhe kjo u sjell alergji, se si kalaja, si liqeni si amfitearti… këta që ju dhimbset gjëja publike, peng i 5 mijë lekshave të nuseve.

Ju garantoj që ata që duan të bëjnë shkence që jo vetëm do keni mundësi të bëni shkencë por do keni më shumë hapësirë. Kjo bashki me financa modeste mobilizon edhe të tjerët të që të japin një dorë. Ata që duan të bëjnë shkence por s’janë matrapazët e bandës së Mynirit, janë të mirëpritur, që në vend të na sillnin marrëveshjen na sollën fletë-rrufe, nën siglën e një partie.

Rektori të mbledh për pronë, jo për shkencë e studime, asnjë mesazh që mirëpret studentët.

Për ata që duan të bëjnë shkencë i mirëpres, Rektori i përket të kaluarës është pjesë e një skeme korruptive që u vërtetua edhe me tenderin e parë dhe do vazhdojë ti mbylli edhe këto muaj që i kanë mbetur… ta harrojë sa të jem unë kryetar bashkie, nuk do lejoj zgëqe në kryeqytet.

Kopshti Botanik s’është monpol i Mynyrit, por edhe i qytetarëve të Tiranës”.


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas