Qytetarët që vizitojnë kopshtin zoologjik dalin prej andej me përshtypje negative, ata ankohen për mungesën e investimeve dhe kushtet në të cilat mbahen kafshët.
“Ato dy kafshë janë. Kushte skandaloze kishte”.
“Për ibret janë. Kanë thënë sikur do bëhen më mirë, sikur do bëhet dhe kopshti botanik. Nuk e di, nuk po bëjnë gjë akoma”, – thanë qytetarët.
Brenda ambienteve të parkut, përveç tabelave të cilat të informojnë se çfarë është e ndaluar, askush nuk kontrollon askënd, kështu shumë vizitorë mund tu japin ushqim kafshëve, megjithëse nuk lejohet.
Prej vitesh liqeni i shpendëve ujorë nuk është pastruar.
“Vjen era skërm gjiandej, për kopësht zoologjik është kjo qendër banimi. Ajo duhet të shkojë sa më larg qyteteve”, – shprehet një tjetër qytetarë.
Problem mbetet dhe vendosja e sendeve të përdorura dhe materialeve të ndërtimit brenda parkut zoologjik, duke bërë që edhe vetë vizitorët të shprehen të zhgënjyer për panoramën që u ofrohet. Ora news