Një 30 vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Libonik të Korçës.
Shtetasi E.S u gjend i varur nga familjaret e tij. Prej kohësh i riu vuante nga depresioni.
Burime nga policia bëjnë me dije se ishte konsumues i pijeve alkoolike.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.