Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Korçë. Një 39-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, ka ndërruar jetë në orën 16:30 teksa po merrte trajtim mjekësor në një klinikë private.
Ilir Bibolli (65 vjeç) dhe Marinela Postoli ( 39 vjeç) duke qenë pjesë e personelit mjekësor të klinikës private ku ndodhej e shtruar Xhensila Duka, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit.
Ndaj tyre ka nisur procedimi penal ndërsa pritet autopsia për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas së re.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.
Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.
Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.