Kronika

Korçë/ Aksident i rëndë automobilistik. Dy viktima, një i plagosur






               Publikuar në : 17:32 - 08/11/18 |
mapo.al

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa një i tretë është plagosur.


Nga të dhënat e para mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, në aksidentin e ndodhur në afërsi të unazës së qytetit.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe emrat e personave që mbetën të vdekur ende nuk janë bërë të ditur.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit të rëndë por në fotot e siguruara duken forca të shumta policie në vendngjarje.Aksident Ne Korce

 


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas