Aktualitet

Korçë/ AKU bllokon dhjetëra kg mish dhe gjoba ndaj subjekteve (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:24 - 07/09/19 |
ro ot

Drejtoria Rajonale e AKU, qarku Korçë ka bllokuar dhjetëra kilogramë mish të pasigurt, ndërsa ka gjobitur tre subjekte me vlerë 1.1 mln lekë. Sipas AKU, bllokimi i subjekteve dhe masat ndëshkuese erdhën për shkak të kushteve të papërshtatshme higjeno-sanitare, mangësi e theksuar në dokumentacion , si dhe për therje të kafshëve në kundërshtim me ligjin.






Deklarata e plotë e AKU-së


Nga kontrollet e kryera nga Drejtoria Rajonale e AKU Korçë u konstatuan se disa subjekte ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht: Subjekti “Llazar Vezuli” me aktivitet “Njësi tregtimi” Leskovik-Kolonjë, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (mungonin analiza e ujit të pijshëm, librezat shëndetësore të punonjësve dhe kontenierët e mbetjeve, masat kundër dëmtuesve ishin të paplota). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme:







“Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe “Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive të konstatuara. Subjekti “Jeton Hida” me aktivitet “Kamping” Sotirë, Korçë, i inspektuar në kushtet e flagrancës, ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare në kuzhinë dhe në dhomat frigoriferike, mungonte sistemi i gjurmueshmërisë (21 kg Salcë) dhe produkte “mish” pa vulë dhe pa certifikatë veterinare (20 kg mish qingji, 34 kg mish lope, 38 kg mish derri dhe 34 kg të brendshme lope).




Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë), “Gjobë” me vlerën 100,000 lekë (therje e kafshëve në kundërshtim me ligjin), si dhe “Bllokimi i produkte” të pasigurta për konsum në sasinë prej 147 kg, me qëllim asgjesimin e tyre.



Subjekti “Ermir Çollaku” me aktivitet “Piceri” Pogradec, Korçë, ushtronte aktivitetin në kushte higjeno-sanitare të papërshtatshme (mjete dhe pajisje të amortizuara, të papastruara dhe të pahigjienizuara, prani papastërtish në ambientin e kuzhinës, muret e dyshemeja të papastra, mungesë çertifikate DDD dhe prani insektesh në rafte dhe në tavolinën e punës). Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese mori masat administrative të mëposhtme: “Gjobë” me vlerën 300,000 lekë (mungesë të kushteve higjeno-sanitare), si dhe “Ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit”, deri në plotësimin e mangësive ligjore të konstatuara.

foto galeri

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas