fbpx

Aktualitet

Alarmi për bombë, kush është i dënuari që telefonoi gjyqtarin





               Publikuar në : 19:47 - 15/10/19 |
mapo.alm

Policia e Korçës ka identifikuar personin, që dha alarmin për bombë në makinën e gjyqtarit Markelian Kuqo. 


Ai është Neim Behari, 34-vjeç, banues në Lapardha, Berat, i cili  aktualisht vuan dënimin në IEVP Drenovë, për veprën penale të vrasjes. Neim Behari, është i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e një taksisti në vitin 2005.



Vendimi ndaj tij u mor me 21 janar të 2010 nga Gjykata e Fierit. Gjyqi ndaj Beharit ka zgjatur disa vite për shkak se gjendja mendore e të pandehurit nuk ishte e mirë. Ai ka qenë i shtruar edhe në Psikiatri.


***

Në fillim ka qenë gjyqtari Markelian Kuqo, i cili ka marrë një telefonatë anonime, ku i thuhej se në makinën e tij është vendosur një bombë. Ai menjëherë ka lajmëruar Policinë, e cila ka kontrolluar mjetin e gjyqtarit. Automjeti ka qenë i parkuar pranë gjykatës së Korçës, dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asnjë bombë në makinë.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe procedohet autori i telefonatës së rreme të kryer sot tek organet e rendit, sipas të cilës, në mjetin e një gjyqtari ishte vendosur lëndë plasëse.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 15.10.2019, referuan materialet shtesë pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në ngarkim të shtetasit:

N.B, 34 vjeç, banues në Lapardha, Berat (i cili aktualisht vuan dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja”).

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas, kishte telefonuar Policinë nga ambjentet e IEVP-së, duke pretenduar se në mjetin e gjyqtarit M.K, ishte vendosur lendë e dyshuar plasëse, e cila nuk u konstatua gjatë kontrollit të ushtruar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe:

Alarmi për bombë/ Gjyqtari: Telefonata nga grushti kriminel i atdheut

Korçë/ Alarm për bombë në makinën e gjyqtarit, çfarë zbuloi policia


Etiketa: , , , , ,

Pas