Aktualitet

Korçë-Basha: Ditët e fundit të Ramës, 25 prilli, fitorja më e madhe në histori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:29 - 21/04/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve ditën e sotme në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij përshëndetëse para mijëra qytetarëve korçarë, Basha tha se edhe 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e madhe në historinë e Shqipërisë






Kreu i opozitës garantoi të gjithë banorët që për 8 vite u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, do të marrë fund me votën për numrin 9 më 25 prill


Nga Korça, Basha u shpreh i bindur se më 25 prill opozita do të fitojë. Ndërsa i bëri thirrje qytetareve korçarë që të votojnë numrin 9, Basha tha se këto janë ditët e fundit të Edi Ramës.





Sipas tij, Korça dhe gjithë Shqipëria i kanë mbyllur derën dështimit dhe i kanë hapur zemrën ndryshimit. Kryedemokrati tha se 8 vite të vështira kanë lënë plagët më të thella në Korçë dhe Shqipëri, ndërsa shtoi se ata janë një grusht njerëzisht të babëzitur për të grabitur gjithçka.

Lexo edhe :  Rama: Përmbushëm detyrat por s’jemi gati për në BE, Europa hipokrite


“Vetëm 4 ditë na ndajnë nga dita e madhe e korçareve dhe e shqiptarëve, 25 prilli i ndryshimit, 25 prilli i fitores. Do të jetë fitorja e çdo shqiptari, fitorja e qytetarisë, fitorja e Korcës, fitorja më e thellë në historinë e Shqipërisë. 8 vite të vështira kanë lënë plagët më të thella në Korçë dhe Shqipëri.



Një grusht njerëzisht të babëzitur për të grabitur gjithçka, 8 vite dështime, 8 vite ngecje në vend, 8 vjet izolim.

Janë ditët e fundit sepse të dielën ia kthejmë Korcën korçarëve, ia kthejmë Shqipërinë shqiptarëve. Këto vite lëngate kanë shkaktuar vuajtje të pafundme. Ato kanë qenë sfida të mëdha.

Pas 8 vitesh dështime dhe gënjeshtra, e keqja merr guximin të trokasë në dyert e fisnikëve korçare. Por Korça ja ka mbyllur derën të keqes. Korça e ka hapur zemrën e ndryshimit duke votuar të dielën numrin 9”, tha Basha.

<
>
ba1abc1f-ae14-45e6-b82b-56d6ec2374f2 c9cfb847-bf0d-457d-a382-0feac16ccde9 d3e6f92b-7d9a-499e-ba2e-11983e9099f1
1


Etiketa: , , , ,

Pas