Kronika

Korçë/ ‘Golfi’ përplaset me një ‘Audi’ të parkuar, plagoset…





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:23 - 23/12/18 |
mapo.al

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin Korçe-Pogradec.


Një makinë tip “Volkswagen” me targa “AA022IX” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Audi’ me targa “AA999MD” që ishte parkuar anës rrugës.


Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy mjetet si dhe shoferi i mjetit ‘Volkswagen’ me inicialet E.L, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rende shëndetesore.


Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të aksidentit.


Njoftimi nga policia:

Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip “Audi”, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë shtetasi E.L, ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./BW/foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

 


Etiketa: , , , ,

Pas