Aktualitet

Korçë – Grabitet me armë kambisti, në pranga 1 person, kërkohen bashkëpunëtorët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:13 - 11/01/21 |
mapo.al

Korçë – Tre persona, mes tyre një i arrestuar, kanë vjedhur nën kërcënim armësh një sasi lekësh nga një kambist.






Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 1 të qytetit të Korçës, në banesën e të shënjestruarit.


Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje porsa iu komunikua vjedhja, dhe në tentativa për të shmangur largimin e autorëve, është përplasur fizikisht me njërin prej tyre, ndërkohë që dy të tjerët janë larguar në drejtim të paditur falë një automjeti.







I lënduari që aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, është vendosur në pranga.




Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po kryhet krehja e zonës, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Njoftimi i Policisë

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 11.01.2021, rreth orës 06:10, në lagjen nr. 1, në rrugën e “Bilbilave”, Korçë, tre persona dyshohet se nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur me dhunë shtetasit Sh. M., me profesion kambist, një sasi lekësh para banesës së tij.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë, bëri të mundur ndalimin e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, i cili ndodhet aktualisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, pasi ka marrë lëndime gjatë përplasjes fizike me kambistin dhe forcat e policisë, ku ka tentuar të shmangë kapjen nga ana e tyre.

Ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë, të cilët kanë mundur të largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës si edhe po kryhen veprime të tjera hetimore, të cilat do të ndihmojnë në zbardhjen e sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas