Aktualitet

Korçë/ I digjet mjeti dhe sulmohet nga 2 vëllezër, 35-vjeçari në spital





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:29 - 22/11/19 |
mapo.al

Një konflikt për motive të dobëta, që ka degjeneruar në plagosjen e një personi, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Korçës. Dy vëllezër të moshës 22 dhe 33 vjeç, Andrea dhe Dionis Diamanti, kanë plagosur me mjete të forta një 35-vjeçar, Orges Moraitin, si dhe i kanë djegur makinën.


Për shkak të plagëve të marra, Moraiti është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Sakaq, vëllezërit raportohet se janë shoqëruar nga policia.


Njoftimi i Policisë:


Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: , ,

Pas