Aktualitet

Korçë/ I kërkoi marrëdhënie seksuale të bijës, lihet në burg Rodolf Merolli





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:55 - 16/05/20 |
mapo.al

Jepet masa arrest me burg për Rodolf Merollin, babai i cili i kërkoi vajzës së tij marrëdhënie seksuale. Seanca e sotme ndaj Merollit  është mbajtur me dyer të mbyllura në Korçë.


Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës ku vajza 18 vjeçe akuzon se babai e saj se e ka ngacmuar seksualisht.


Ndërkohë, nëna e vajzës duke rrëfyer ngjarjen është shprehur se vajza ka regjistruar të gjithë ngjarjen.


Ish-bashkëshortja ndër të tjera akuzon edhe për dhunë Merrolin. Nëna e 18-vjeçares kërkon që ish-bashkëshorti i saj të qëndrojë në burg, pasi dalja e tij jashtë, i rrezikon të dyja nënë e bijë.


Ajo thotë se nuk ka besim tek urdhërat e mbrojtjes dhe dalja nga burgu e ish-bashkëshortit do ta çojë në vetëgjyqësi.

“Vajza ka shkuar te babai i saj për ta takuar edhe unë nuk e kam ndaluar. Atë natë babai i saj i ka ngacmuar seksualisht duke i kërkuar marrëdhënie seksuale. Vajza ka regjistruar të gjithë bisedën me babain e saj dhe ka kontaktuar me shoqen e ngushtë duke i treguar gjithçka.

Ditën tjetër shkova në punë ku me ka marrë shoqja e vajzës në telefon edhe me ka treguar ngjarjen. Kam shkuar në shtëpi, edhe kam folur me vajzën, vajza në kushte të renda psikologjike më ka treguar të vërtetën.

 Vijoj të jem ligjërisht e martuar me Rodolf Merolli dhe prej 1 viti jam larguar nga ai pasi prej vitesh jam dhunuar. Nuk e pranoj dot faktin se ai ka folur në atë mënyre edhe pse është i varur nga alkooli dhe hashashi. Jam nëne me 3 fëmijë, me kushte tepër të vështira, punoj në një fasoneri ku të ardhurat janë të pakta, jetoj me qira edhe kërkoj ndihmë edhe nga shteti.”


Etiketa: ,

Pas