Aktualitet

Korçë/ I shpallur në kërkim për vjedhje në banesa, 27-vjeçari bie në pranga








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:51 - 04/08/20 |
mapo.al

Polcia e Korçës ka vënë në pranga një 27-vjeçar të shpallur në kërkim, të identifikuar si S.Ll, i cili është dënuar në fund të vitit të kaluar me 8 muaj burg për vjedhje.


I riu dyshohet edhe për një vjedhje tjetër të ndodhur 2 ditë më parë në Korçë. Dyshohet se ai ka hyrë në banesën e T. M., 34 vjeç dhe ka marrë një sasi prej 700000 lekësh.


Njoftimi i Policisë:


Korçë


Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Ndalohet një​ shtetas i dënuar me 8 muaj burg për vjedhje, i dyshuar si autor edhe i një vjedhje tjetër banese.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit S. Ll., 27 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 30.12.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu 27-vjeçari,  dyshohet të jetë edhe autor i ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2020, në lagjen nr. 6, ku në banesën e shtetasit T. M., 34 vjeç, ka marrë një sasi prej 700000 lekë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.


Etiketa:

Pas