Një ngjarje e rëndën është regjistruar në qytetin e Korçës, 5. Një nënë ka lindur fëmijën e saj dhe e ka futur në valixhe, duke i shkaktuar edhe vdekjen.
Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti i gruas. Ai është kthyer në banesë ditën e djeshme, pas më shumë se një viti që ndodhej jashtë shtetit në emigracion.
Bashkëshorti i ka thënë policisë se fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.
Çifti ka edhe një fëmijë tjetër 15 vjeç.