Pasditen e kësaj të mërkure në Korçë një 46-vjeçar, gjatë një konflikti, është goditur me sëpatë.
Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen nr. 13, Korçë, rruga “1 Maji”.
Sipas asaj që sqaron policia, “gjatë një konflikti, shtetasi E. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjet të fortë në trup shtetasin S. D., rreth 46 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës”.
Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar E. B.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.