Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në bulevardin “Republika”, Korçë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një prej tyre ka devijuar, duke u përplasur po ashtu edhe me fasadën e një dyqani.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përplasja ka shkaktuar panik te qytetarët dhe punonjësit e dyqaneve përreth. Policia momentalisht ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.