Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri këtë mbrëmje në Korçë. Identiteti i tij ende nuk bëhet me dije por mësohet se është transportuar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Policia bën me dije se është vënë në kërkim të autorit. Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt për motive të dobëta.