Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Korçës.
Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në lagjen Nr.5 të qytetit juglindor. Nga të dhënat e para, raportohet se i plagosuri ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.03.2021, rreth orës 17:50, në lagjen nr. 5, Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se është dëmtuar në këmbë, si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, shtetasi I. Q., rreth 45 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sekuestrimin e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.