Aktualitet

Korçë, po shikonte kombëtaren, i riu qëllon me kallashnikov në lokal






               Publikuar në : 09:00 - 11/09/19 |
mapo.al

Një i ri në Korçë është vedorëzuar në polici, pasi teksa ishte duke parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës, në datë 7 shtator, është konfliktuar me disa persona.


Më pas 28-vjeçari me inicialet J.H ka shkuar ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar me armë zjarri brenda në lokal, ku për pak sa nuk shkaktoi një masakër.

Policia ben me dije se J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, u vetëdorëzua në ambientet e Komisariatit të Policisë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMW”.

arma

Njoftimi

Në vijim të punës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMW”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas