Studentët e Universitetit të Korcës kanë zhvilluar sot një protestë në ambientet e Universitetit të tyre. Arsyeja e kësaj proteste është mos realizimi i kërkesave të ‘Paktit për Universitetin” i arritur në dhjetor, mes kryeministrit Rama dhe studentëve. Një nga studentet që ka folur për mediat ka thënë që ata kërkojnë investime më të larta për Universitetet.
“Është një rizgjim i studentëve pas gjumit letargjik pas protestave të dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë për të realizuar ‘Paktin për Universitetin’ por kjo gjë nuk u realizua. Ndaj u ngritëm në proteste në shenjë revolte për të paralajmëruar qeverinë dhe për ti thënë se ne akoma nuk i kemi marrë keto benefite te paktit që kryemnistri na premtoi në dhjetor. I kërkojmë qeverisë shqiptarë të krijojë fronte të reja pune ose situatë favorizuese për këtë gjë. Investim në asim dhe punë po kërkojmë.
Kemi menduar që sot ta nismim me një orë protestën për të mos prishur as mësimin por në vijim do të përshkallëzohet, në sasinë e orëve ose në kërkim të një metode tjetër për të protestuar”, u shpreh një studente.