Aktualitet

Korçë/ Salianji: S’mund të jenë demokratë sakrificash “demokratët e pushtetit”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:14 - 12/08/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetarja e PD, Korçë, Ledina Aliolli kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet.






Me udhëzim të Partisë Demokratike është vendosur që drejtimi i degës së Korçës deri në muajin shtator të drejtohet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike.


Deputeti Ervin Salianji deklaroi se dega e Korçës vijon punën për ristrukturimin e saj, duke kujtuar se nga 146 seksione, vetëm në 15 prej tyre ka pasur dorëheqje.







“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Ne duhet të qartësohemi nëse kemi kundërshtar Niko Peleshin apo kemi kundërshtar ndonjë nëpër lagje? A kemi kundërshtar ne Partinë Socialiste dhe Rilindjen që në mënyrë të përsëritur godet mundin dhe sakrificën e gjithë qytetarëve, por duke nisur nga demokratët? Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë. Pa diskutim që rruga e cila duhet zgjedhur dhe zgjidhet është të ulemi dhe të flasim me njëri-tjetrin. Sepse cila është kërkesa? Të dëmtohet PD në opozitë?”, u shpreh ai.

Lexo edhe :  Salianji: Vrasjet dhe përplasjet e bandave janë kthyer në normalitet të kobshëm



Për të vlersuar sakrificat dhe kontributet e demokratëve që janë angazhuar në 8 vitet e Partisë Demokratike në opozitë, Salinji kujtoi se në Korçë PD ka marrë një rezultat zgjedhor më të mirë se ai i vitit 2013.



“Nuk është e lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në 2013 ne ishim në pushtet, kishim njësitë të qeverisjes vendore, pothuajse të gjithë komunat e bashkisë së sotme të Korçës dhe kemi marrë diçka më shumë se 30% të votave. Ndërkohë që në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”, tha Salianji.

LEXO EDHE: 

Dorëheqjet/ PD e Korçës komandon drejtuesit e rinj në 15 seksione

1


Etiketa: ,

Pas