Aktualitet

Korçë, sekuestrohet kanabis, euro, dollarë dhe paund






               Publikuar në : 14:08 - 16/09/19 |
mapo.al

Policia e Korçës ka sekuestruar 1.2 kg kanabis si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë e paund. Ndërkohë në pranga janë vënë dy persona, I.Dh 36 vjeç dhe  F.A 35 vjeç, të cilëve iu sekuestrua droga.


“Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, – thotë policia.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas