Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sherri me disa persona të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Marjan të Korçës. Dy të plagosurit po mblidhnin bimë mjekësore kur janë konfliktuar me agresorët. Këta të fundit i kanë goditur me mjete të forta duke i lënë të plagosur.
Sipas raportimeve të plagosurit janë: Altin Pillati, 47 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të detajuar. I plagosuri tjetër është Mylazim Mukollari, 73 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.