Aktualitet

Korçë/ Tentuan të vrisnin një person, arrestohen pas 7 muajsh dy të rinjtë (emrat)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:29 - 29/05/20 |
mapo.al

Pas 7 muajsh në kërkim nga policia, kanë rënë në pranga shtetasit Fatjon Like, 30 vjeç dhe Ervis Rapi, 29 vjeç, të dy banues në Korçë.


Të rinjtë kanë qenë në kërkim për tentativë vrasjeje në ngjarjen e ndodhur më 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij.


Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.


Njoftimi i plotë i policisë:


Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrave të  ndalimit për shtetasit në kërkim F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 15.09.2019, në lagjen nr. 17, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.



Pas