fbpx

Aktualitet

Korçë/ Vdes 58-vjeçari me infeksion në tëmth, familjarët akuzojnë mjekët





               Publikuar në : 12:47 - 13/11/19 |
mapo.al

Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin e Korçës, në rrethana që familjarët e tij i cilësojnë si të dyshimta. Bëhet fjalë për Telha Kelo.


Babai i dy fëmijëve u shtrua para dy ditësh në Spitalin e Korçës, për shkak të dhimbjeve të vazhdueshme të kokës dhe barkut. Mjekët konstatuan se 58-vjeçari kishte infeksion në tëmth.



Ndonëse familjarët kërkuan një vizitë më të specializuar në Tiranë, bluzat e bardha nuk e kanë parë të arsyeshëm transferimin. Kësisoj, familjarët akuzojnë mjekët për vdekjen e të afërmit të tyre.


Ndërkohë, trupi i Telha Kelos ndodhet në morg që prej orës 08:00, nga ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.


Etiketa: ,

Pas