Aktualitet

Koreja e Jugut izolon Seulin pas rasteve të reja me koronavirus





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:15 - 09/05/20 |
mapo.al

Për shkak të paraqitjes së rasteve të reja me koronavirus, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ka urdhëruar që të mbyllen të gjitha lokalet si baret dhe klubet e natës.


Urdhri i mbylljes së 2,100 diskove dhe klubeve të natës në Seul, ka ardhur pas shtimit të rasteve me koronavirus, pasi u gjet se 18 persona janë infektuar nga vizitori i një klubi në Itaewon.


Kjo mbyllje, mund të jetë vetëm fillimi i shtrëngimit të masave në këtë shtet, pasi nuk po mbahet distanca e kërkuar mes personave që ndodhen në një ambient të përbashkët.


“Do t’i vazhdojmë testimet, për të parë se deri ku kemi arritur”, ka thënë kryeministri Chung Sye-kyun, që tha se do të ofrojë të gjithë mbështetjen, për parandalimin e përhapjes së infeksionit.


Vlerësimi nëse karantina ka pasur sukses, apo ishte e padobishme, sipas kryeministrit korean, varet nga numri i rasteve që do të rezultojnë pasi të hapen klubet e natës, ku njerëzit qëndrojnë së bashku.

Sa më pak, apo aspak njerëz të sëmurë me koronavirus, pasi të jenë hapur këto klube, nënkupton se infeksioni është duke u larguar.

Koreja e Jugut ka shënuar deri më tani 256 viktima nga koronavirusi dhe 10,840 të infektuar, derisa 9,568 janë shëruar.


Etiketa: , , ,

Pas