Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Koreja e Veriut ndalon të gjitha komunikimet me Jugun për shkak të disa fletëpalosjeve

by mapo.al
10/06/2020
in Aktualitet, Blog, Bota
0

Koreja e Veriut ka thënë se do të ndërpresë të gjitha linjat e komunikimit ndër-koreane me Jugun, përfshirë edhe një linjë telefonike mes liderëve të dy vendeve.

Veriu tha që kjo ishte e para në një seri veprimesh, duke përshkruar Korenë e Jugut si vend armik. Thirrjet ditore, mes dy shteteve, të cilat janë bërë në një zyrë ndërlidhëse të vendosur në qytetin kufitar të Koresë së Veriut, Kaesong, do të pushojnë nga e marta.

Koreja e Veriut “do të ndërpresë plotësisht dhe do të mbyllë linjën e ndërlidhjes midis autoriteteve të Veriut dhe Jugut, e cila është ruajtur përmes zyrës së përbashkët ndërlidhëse Veri-Jug … nga 12:00 në 9 qershor 2020”, thuhet në raportin e Agjencisë Qendrore Koreane Veriore të Lajmeve (KCNA).

Kanalet e komunikimit ushtarak gjithashtu do të shkurtohen, tha Koreja e Veriut. Kur zyra ndërlidhëse u mbyll përkohësisht në janar për shkak të kufizimeve të COVID-19, kontakti midis dy shteteve u mbajt me telefon. Të dyja Koretë bënin dy telefonata në ditë nëpërmjet zyrave, në orën 09:00 dhe orën 17:00. Të hënën, Jugu tha se për herë të parë në 21 muaj, thirrja e saj në mëngjes kishte shkuar pa përgjigje, megjithëse kontakti ishte vendosur që pasdite.

“Ne kemi arritur në një përfundim se nuk ka nevojë të ulesh ballë për ballë me autoritetet e Koresë së Jugut dhe se nuk ka asnjë çështje për të diskutuar me ta, pasi ata vetëm sa kanë ngjallur shqetësim te ne,” tha KNCA (Agjencia Qendrore Koreane Veriore e Lajmeve).

Kim Yo-Jong, motra e udhëheqësit të Koresë së Veriut, kërcënoi javën e kaluar të mbyllte zyrën, përveç nëse Koreja e Jugut do të ndalonte grupet renegate për të dërguar fletëpalosje në Veri. Ajo tha se fushata e fletëpalosjeve ishte një veprim armiqësor që shkelte marrëveshjet e paqes të bëra gjatë samitit të Panmunjom të vitit 2018 midis presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In dhe Kim Jong-Un.

***
Analizë nga Laura Bicker – Korrespondente e BBC nga Seuli
Është e mundur që kjo mbyllje nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e broshurave në kufi, por përkundrazi, të gjitha janë pjesë e një plani më të rëndë nga Peniani. Koreja e Veriut mund të jetë duke krijuar një krizë, në mënyrë që të përdorë tensionin si levë në bisedimet e mëvonshme. Me pak fjalë, mund të jenë thjesht duke bërë të keqin, me vetëdije, për të marrë vëmendjen dhe për të kërkuar më shumë nga fqinji i tyre.

Ata e kanë luajtur këtë lojë të veçantë më parë në vitin 2013 për të tentuar të fitojnë më shumë lëshime nga Koreja e Jugut. Gjithashtu është një shpërqendrim i mirë brenda vendit. Kim Jong-Un nuk po arrin të sigurojë prosperitetin ekonomik që ai vazhdon duke e premtuar dhe thashethemet vijojnë të qarkullojnë që COVID-19 po prek disa pjesë të vendit. Bërja me një armik të përbashkët për kombin, ndihmon në mbledhjen e popullit të tij rreth një kauze.

Vlen të përmendet një nga dy nënkuptimet e kësaj politike. Motra e Kim, Kim Yo-Jong dha urdhër që të ndërpriten lidhjet me Seulin. Kjo i jep asaj një platformë me një qendër vëmendjeje, e cila çon në nxitje të spekulimeve që ajo të shihet si një lidere e mundshme. Por sa zhgënjyese duhet të jetë kjo për administratën e Moon-it, Presidentit të Koresë së Jugut. Dy vjet më parë në një valë optimizmi, vendi u ekzaltua ndërsa dy udhëheqësit u takuan dhe ranë dakord për të mbajtur linjat e telefonit të hapura. Tani të gjitha thirrjet drejt Veriut nuk po merren.

Dhe pyetja është, nëse ky është vetëm fillimi i planit të Penianit, çfarë vjen më pas?

Disidentet e Koresë së Veriut herë pas here dërgojnë balona që mbajnë fletëpalosje kritike për rajonin komunist në Veri, ndonjëherë me furnizime ushqimore dhe jo vetëm, për të nxitur koreanoveriorët për t’i marrë ato. Korenoveriorët mund të marrin vetëm lajme nga media të kontrolluara nga shteti, dhe shumica nuk kanë qasje në internet.

Lidhjet midis Veriut dhe Jugut u dukën se u përmirësuan në vitin 2018, kur udhëheqësit e të dy vendeve u takuan tre herë. Takime të tilla të nivelit të lartë nuk kishin ndodhur brenda një dekade. Por Peniani kryesisht ndërpreu kontaktin me Seulin pas mosmbajtes së një samiti midis Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump në Hanoi vitin e kaluar që la bisedimet bërthamore në ngërç.

Të dy Koretë mbeten teknikisht në luftë sepse lufta Koreane e viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje. /BBC/

Përshtati: Olgert Kapri

Tags: Koreja e JugutKoreja e Veriut

JU SUGJEROJME

Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime
Aktualitet

Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime

06/07/2022
Kushi: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar
Aktualitet

Kushi: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar

06/07/2022
Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend
Aktualitet

Silva Bino tregon variantin e koronavirusit që po qarkullon në vend

06/07/2022
Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës
Aktualitet

Eugena Tomini thirrje qytetarëve: Merrni dozën e tretë dhe të katërt të vaksinës

06/07/2022
Next Post
Pasuri për pakicën e COVID-19 për të gjithë

Pasuri për pakicën e COVID-19 për të gjithë

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • Rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve, Manastirliu: Do të ketë edhe shpërblime
  • Kushi: Rriten me 6% pagat në sistemin arsimor parauniversitar
  • Forbes e shpalli Rihannën miliarderen më të re femër në SHBA, reagon Kylie Jenner
  • Bllokimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor si mision strategjik i Rusisë
  • 724 shqiptarë dorëzuan shtetësinë për vitin 2021, më pak të huaj e morën atë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In